Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të cisternës afër një pompe derivatesh në Pejë,
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha për Gazetën Online Reporteri.net se po bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes.
Nikçi njoftoi se edhe një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, gjendja e të cilit është stabile.
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.
Rastin paraprakisht e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bënë me dije se njësitë kompetente kanë dalë ne vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.