Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë ditën e martë, me kalime vransirash orëve të pasdites, kryesisht shtresore të larta.
Nuk paraqiten kushte për të reshura. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 21C e 23C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-6m/s, njofton Prishtina Weather.
Rrebeshe shiu përfshinë vendin paraditën e së mërkurës, e pasdite sërish priten intervale me diell. Të enjten pas mëngjesit me kushte mjegulle në ultësira, ditën do të mbretërojë mot i thatë e më i ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Reshje lokale shiu mund të zhvillohen të premtën mbrëma, duke vazhduar orëve të hershme mëngjesin e së shtunës.
Temperaturat pas një rënie të lehtë në 20C ditën e mërkurë, sërish shënojnë rritje në 22C e 23C të enjten dhe të premtën. Në fundjavë maksimalet pritet të zbresin në 16C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 13C. Frynë erë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të premten me hove deri në 15m/s.