Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që i njëjti në pikën kufitare në Bërnjak gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur 50 euro.
Pas kontrollit të automjetit është vërejtur se i dyshuarit kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.