Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Pejë. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një burrë ka raportuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë 2-3 metra, është një trup njeriu.
“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport.