Policia e konfirmon vdekjen e këmbësorit që u godit nga vetura, nisin hetimet
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për Telegraminsot se vdekja e këmbësorit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ajo tha se ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.
Video ku shihet trupi i mbuluar në rrugë.