Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë.
“DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 25.02.2024-18:05. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në Prizren një grua ka raportuar se ka pasur vazhdimisht dhunë dhe kërcënime nga një person. I dyshuari është arrestuar.
“DHUNË NË FAMILJE- Prizren / 25.02.2024 – 07:40. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga i dyshuari mashull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Malishevë është arrestuar një i dyshuar pasi e kishte sulmuar fizikisht një grua.
“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë / 25.02.2024 – 00:10. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”