Ngjarja ka ndodhur më 10 Shkurt 2024, ora 15:00 në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.
Ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën. Vajza Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar, Amarildo Meta ka ndihmuar me fshehjen e trupit të të atit.
“I thashë çohu dhe e qëllova 4 herë”, zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: Planin e bëmë bashkë me motrën
Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hyseni, i cili vrau babanë e tij në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë.
Ai ka treguar se plani u bë që në mëngjes bashkë me motrën dhe në drekë u krye vrasja.
Sipas tij, gjithçka ndodhi pasi babai ishte bërë i padurueshëm në familje dhe ishte e pamundur ta kundërshtoje.
“E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj”, ka treguar ai.
Më tej ai ka thënë se në kushte të tilla ata vendosën ta vrisnin dhe më pas të zhduknin gjurmët.
“Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë”, mësohet të ketë thënë ai, teksa ka treguar edhe çfarë ndodhi më pas.
Ata filluan të merren me zhdukjen e gjurmëve dhe e zhveshën kryefamiljarin, e mbështollen me plastmas e e çuan te kasoll aku edhe e varrosën.
Më pas ata larguan makinën për të fshehur çdo gjurmë.
“Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.
E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, ka thënë Hysen Meta në dëshminë e tij.
Fillimisht u raportua se ishte vajza 19-vjeçare e familjes, Hygerta Meta ajo që e vrau babanë, por ngjarjet morën një dinamikë tjetër. Policia bëri me dije se nuk ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila vrau babin, por ishte djali i madh i familjes, HysenMmeta 24-vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe djali i vogël Amarildo Meta 22-vjeç.
Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.