Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Gabresh të Kumanovës ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj.
Si pasojë e të shtënave, 63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend ndërsa i plagosuri i tretë është dërguar në Klinikën e Shkupit, ku gjendja e tij shëndetësore është në rrezik.
Sipas informacioneve të para, Telegramisot merr vesh se vrasja ka ndodhur për një konflikt pronësore dhe detaje më të hollësishme do ti mesoni me vonë nga ky lajm tragjik.
Mediat në Tetovë raportojnë se Policia tashmë ka arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë.