Kryetari i Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, do të përballet tani me një kallëzim penal që është ngritur ndaj tij, transmeton Gazeta Metro.
Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është dorëzuar një kallëzim penal kundër Haskukës, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kallëzimi penal është ngritur nga Sabri Micaj, i cili pretendon se kryetari Haskuka në mënyrë të jashtëligjshme po i mbanë me ushtrues të detyrës pesë shkolla në Prizren.
“Me këtë veprim i pandehuri ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, shkruan Minsaj, në kallëzimin penal.
Sabri Micaj vitin e kaluar ishte zgjedhur drejtor i Shkollës së Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.
Ndërkaq, konkursi i kësaj shkolle, së bashku me të tjerat ishte anuluar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
Pesë shkolla vazhdojnë të menaxhohen me ushtrues të detyrës së drejtorëve.
“Kërkoj që të shqyrtohet seriozisht ky kallëzim penal dhe të merren masat e menjëhershme ndaj të pandehurit për faktin se unë disa herë kam konkurruar në këto pozita të punës, e që nuk jam pranuar, kurse të njëjtit kanë vazhduar të qëndrojnë në kundërshtim me ligjin”, shkruan Micaj, në kallzim penal.
Kallëzimi penal është dorëzuar të premten në Prokurorinë e Prizrenit.