Qeveria e ardhshme po paralajmërohet të jetë edhe më e reduktuar sa i përket numrit të ministrive.
Grupet punuese tashmë janë pajtuar në tavolinë që kur Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të bëjnë koalicionin, Qeveria e tyre do t’i ketë 12 ministri.
Kjo i bie 11 ministri më pak sesa ekzekutivi aktual në dorëheqje.
Siç e kanë konfirmuar zyrtarët e Vetëvendosjes dhe LDK-së, procesi i quajtur “fuzionim ministrish”, nis me formulën “3 në 1”, raporton Klan Kosova.
Këtë po e përkrahë edhe Shoqëria civile, pasi ka vite që kishin kërkuar kabinet me më pak ministra.