• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Jeffrey Hovenier: SHBA e shqetësuar për veprimet e fundit të qeverisë karshi serbëve

04/02/2024 - 11:55:25
Jeffrey Hovenier: SHBA e shqetësuar për veprimet e fundit të qeverisë karshi serbëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se është i shqetësuar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës karshi serbëve të Kosovës. Ai ka përmendur operacionin për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë.

Hovenier, përmes një deklarate për media mbrëmë, ka thënë se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike të panevojshme.

Lexo më shumë

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit

May 24, 2025
5
Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni  i cili punoj për BIA-n

Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n

May 24, 2025
10

Ai ka shtuar se këto veprime kufizojnë opsionet qe SHBA të shërbejë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Hovenier tha tutje se është i shqetësuar edhe për sekuestrimin e një automjeti me dinar serb që po vinin në Kosovë nga Serbia.

Diplomati amerikan tha se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për të gjitha shqetësimet e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihet në dialog.

Deklarata e plotë e ambasadorit Hovenier:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet nga Policia e Kosovës, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë javës së kaluar në zyret e institucionet e administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog, Klinë dhe në OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Ne jemi të shqetësuar edhe nga aksionet e Policisë së Kosovës sot për të sekuestruar dinarë serb dhe automjetin transportues që distribuonte pagesat e përfitimeve sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë destinuar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Është përgjegjësia e Qeveria së Kosovës që të promovojë vizionin e parashtruar si themelues dhe të parashikuara në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën: një demokraci plotësisht multietnike që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme, derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit
Lajme

Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit

May 24, 2025
5
Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni  i cili punoj për BIA-n
Lajme

Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n

May 24, 2025
10
Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës
Bota

Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

May 24, 2025
11
Mbi 18-të të plagosur nga sulmin me thikë në Hamburg
Lajme

Mbi 18-të të plagosur nga sulmin me thikë në Hamburg

May 24, 2025
7
Prokuroria Speciale: Kemi caktuar prokurorin në rastin e Osmanit
Lajme

Prokuroria Speciale: Kemi caktuar prokurorin në rastin e Osmanit

May 24, 2025
8
Armëpushim?
Bota

Mbi 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

May 24, 2025
7
Next Post
Kthehet në rigjykim vdekja apo ‘vrasja’ e kadetit të policisë

Kthehet në rigjykim vdekja apo 'vrasja' e kadetit të policisë

Më të fundit

  • Shpallen fajtorë personat që grabitën Kim Kardashian në Paris
  • Berisha: 28 deputetë të PS-së u zgjodhën nga votat e krimit
  • Prokuroria e Kosovës ngrit aktakuzë ndaj një spiuni i cili punoj për BIA-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi