Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.
Lajmin për Telegraminsot e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut
“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, ka deklaruar ai.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje, por tha se bastisjet lidhen me barrikadat e vitit 2022.