• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Me rreth 90.000, mijë trupa, NATO-ja do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në histori

18/01/2024 - 19:38:24
Me rreth 90.000, mijë trupa, NATO-ja do të zhvillojë stërvitjen më të madhe në histori

NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë dhe do t’i testojë aftësitë e aleatëve evropianë për një konflikt të mundshëm me një vend si Rusia.

Rreth 90.000 trupa do t’i bashkohen stërvitjeve “Steadfast Defender 2024” që do të zgjasin deri në muajin maj, tha të enjten komandanti suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali amerikan Chris Cavoli.

Lexo më shumë

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

September 23, 2025
3
Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

September 23, 2025
4

Më shumë se 50 anije do të marrin pjesë, gjithashtu më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe drone dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë, tha NATO.

NATO nuk e përmendi me emër Rusinë në njoftimin e saj. Por dokumenti i saj kryesor strategjik e identifikon Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të aleancës.

“Steadfast Defender 2024 do të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të vendosur me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës”, tha NATO.

Përforcimi do të ndodhë gjatë një “skenari të simuluar të konfliktit me një kundërshtar të afërt”, u tha Cavoli gazetarëve në Bruksel pas një takimi dyditor të shefave të mbrojtjes kombëtare.

Stërvitjet e fundit të një madhësie të ngjashme ishin ato që quheshin Reforger – gjatë Luftës së Ftohtë në vitin 1988 me 125.000 pjesëmarrës – dhe Trident Juncture më 2018 me 50.000 pjesëmarrës, sipas NATO-s.

Trupat që marrin pjesë në stërvitje do të vijnë nga vendet e NATO-s dhe Suedia – e cila shpreson t’i bashkohet aleancës së shpejti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Aleatët nënshkruan planet rajonale në samitin e tyre në Vilnius në vitit 2023, duke i dhënë fund një epoke të gjatë në të cilën NATO nuk e kishte parë nevojën për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë, pasi vendet perëndimore zhvilluan luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak, dhe mendonin se Rusia nuk ishte më një kërcënim ekzistencial.

Gjatë pjesës së dytë të stërvitjes “Mbrojtësi i qëndrueshëm”, një fokus i veçantë do të jetë në dislokimin e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s në Poloni në krahun lindor të aleancës.

Vende të tjera kryesore të stërvitjeve do të jenë shtetet baltike, të cilat shihen si më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm rus, Gjermania – një qendër për përforcimet e ardhshme – dhe vendet si Norvegjia dhe Rumania. ​ /REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci
Lajme

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

September 23, 2025
3
Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë
Lajme

Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

September 23, 2025
4
Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Lajme

Franca njeh Palestinën si shtet

September 23, 2025
3
Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë
Lajme

Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë

September 23, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
4
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
24
Next Post
Shaqir Totaj i ‘buzëqeshur’ e rehaton renë, në punë të shtetit – reagon opozita “Nepotizëm Totaj”

Shaqir Totaj i 'buzëqeshur' e rehaton renë, në punë të shtetit - reagon opozita "Nepotizëm Totaj"

Më të fundit

  • Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci
  • Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë
  • Franca njeh Palestinën si shtet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi