Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sot për media nga Kuvendi i Kosovës. Haradinaj derisa ka folur për koalicionin me NISMA-n, ka akuzuar pushtetin për arrogancë dhe thotë se Qeverisë Kurti i ka bërë punë mashtrimi.
Haradinaj tutje ka përmendur vizitën e krerëve të institucioneve në Reçak, duke thënë se atje kanë shkuar me 20 xhipa të zi, duke e lënë përshtypjen, sipas Haradinajt, se “ia kanë mësy Serbisë për pushtim”.
Ai ka rikujtuar deklarimet e Kurtit për punën e xhipave të zi dhe thotë se tashmë pushteti po ndjehet arrogant meqë iu ka “funksionuar mashtrimi”.
closevolume_off
“Unë isha në Reçak para tre ditësh. Ju siguroj mbi 20 xhipa të zi për me shku në Reçak”, ka deklaruar Haradinaj.
“S’po du me u përsëritë, po veç mjafton ta kishit pa foton e delegacionit institucional në Reçak, 20 xhipa të zi një pas një, thu t’i ia kanë mësy Serbinë diku me pushtue”, ka potencuar mes tjerash Haradinaj.