Avokati shqiptar nga Peja, Kujtim Kerveshi, i cili është i dëshmuar me punën e tij vullnetare në zbardhjen e krimeve të kryera nga ushtria dhe policia e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, në luftën e fundit të viteve 1998-1999, sot pati një reagim lidhur me masakrën e Reçakut. Kerveshi ka shkruar se dikush po i bën një nder Serbisë duke mos e thënë të vërtetën se kush e bëri këtë masakër.
Ky është postimi i plotë i Kerveshit, i cili ka përmendur edhe emrin e autorit të masakrës së Reçakut:
Në Reçak, masakrën e kryen Njësia Speciale e Policisë së Serbisë (PJP) e udhëhequr nga Goran Radosavljevic – Guri dhe të tjerë
Nëse thoni se masakrën e kryen “paramilitar” keni parasysh se po i kryni shërbim të madh Serbisë dhe Guri-t posaçërisht!
Duke thanë “paramilitar” po e justifikoni mos veprimin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë! Atyre që bajnë sehire, mediokrave!
Po e justifikoni faktin po ashtu se Goran Radosavljevic u angazhua nga NATO të trajnoj forcat në Afganistan, po, bash ky, ai që udhëhoqi njësitë në këtë masakër!
Ndoshta gjitha këto dhe plotë tjera nuk i mjaftojnë me ja hap sytë një shoqërie me memorje të shkurtër dhe oportuniste deri në skaj!
Më vjen keq, ndër të tjerash, qe edhe viktimat e Reçakut, nuk paskan pas për kend me humbë jetë!
E di, me e pas mundësinë sot, eshtrat e viktimave kishin me dal jashtë dhe i kishin kap për kambe oportunistat që flasin e rikujtojnë krimet e Serbisë dhe serbëve të ardhur dhe lokal vetën kur ka ngjarje vjetore!
Turpi Ju mbuloftë, oportunista!