Një aksident trafiku ka ndodhur në Krushevë të Vogël, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Shoferi i njërit automjet ka ndërruar jetë.
Lajmin për Telegraminsot e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, tha ai.