Nën përcjellje të Policisë e nga burgu, Millorad Gjokoviq, të martën, ka ardhur sërish në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
61-vjeçari në seancën fillestare e kishte mohuar fajësinë për krime lufte dhe përfshirjen në vrasjen e 13 civilëve në Ozdrim të Pejës: Isa Krasniqi, Sherije Krasniqi,Zymer Kraniqi, Ruke Krasniqi, Ajshe Krasniqi, Linda Krasniqi(18 vjeçare), Esat Morina, Hasan Gashi, Agron Gashi,Muharrem Gashi,Arif Shala, dhe Rame Shala me nënëne tij. Por nga provat e përmbledhura që Prokuroria Speciale i paraqiti në fjalën hyrëse, dëshmohet e kundërta.
Për rolin e të akuzuarit në vrasjen e civilëve shqiptarë në maj të 1999-s, PSRK-ja thotë se ka siguruar dëshmitarë okularë.
Prokurori Ilir Morina thotë se gjatë këtij gjykimi do të vërtetohet se Gjokoviq ka qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, ekzistenca e së cilës gjatë luftës në Kosovë, sipas tij, është vërtetuar nga Tribunali i Hagës.
Gjokoviq akuzohet në bashkëkryerje me persona të tjerë edhe për torturë, rrahje, dëbim e shkatërrim të shtëpive të shumë civilëve shqiptarë.
Gjokoviq, para lufte ka punuar si ofiqare në Vitomiricë dhe pas luftës kishte vazhduar punuar si zyrtar komunal në komunën paralele të Pejës, në Gorozhdevc, ndodhet në paraburgim qe nga viti i kaluar.Telegramisot.info