Ryan Kaji, nga Teksasi është një djalë 9 vjeç dhe është ai që kryeson në listën e personave më të paguar të YouTube për vitin 2020, sipas një liste të publikuar nga Forbes.
Ai ka arritur të fitojë plot 29.5 milion dollarë këtë vit. Kanali i tij në YouTube, i quajtur ‘Ryan World’ ka rreth 41.7 milion subscribers.
“Ai është i famshëm për të ashtuquajturat video unboxing, në të cilat bën reveë për lodra të ndryshme. I vogli ka një linjë me lodra, çanta shpine, pastë dhëmbësh, etj- në Target, Amazon dhe Walmart nga të cilat fitoi 200 milion dollarë vitin e fundit.”-shkruan Forbes.
Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, çpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.