• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

88 prokurorë të angazhuar ditën e zgjedhjeve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, ku ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

12/02/2021 - 16:00:41
88 prokurorë të angazhuar ditën e zgjedhjeve
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më qellim të ruajtjes së integritetit së këtij procesi, kryeprokurori i Shtetit ka caktuar 88 prokurorë të cilët do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi, në mënyrë që të sigurohet një proces i drejtë dhe ligjor, me ç’rast ka paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë aktive dhe pa vonesë ndaj atyre që bien ndesh me dispozitat e Kodit Penal, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe të gjitha format e tjera të krimit që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

“Ndërkaq, pjesë thelbësore e këtij takimi ishte edhe prezantimi i Planit të Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2021, ku në mënyrë specifike janë paraqitur objektivat e përgjithshme dhe ato me prioritet, me anë të të cilave synohet avancimi i punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit. Në këtë kontekst, Kryeprokurori Lumezi ka vënë theksin në trajtimin me prioritet të një grupi të veprave penale, veçmas luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, krimeve të luftës, krimeve kibernetike, dhunës në familje, dhunës ndaj fëmijëve dhe asaj në baza gjinore si dhe rasteve të cenimit të votës. Po ashtu, çështje më interes të veçantë në këtë takim ishte aplikimi i ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ku është kërkuar angazhim më i madh dhe proaktiv i kryeprokurorëve dhe prokurorëve që krahas ngritjes së akteve akuzuese të gjurmohet dhe identifikohet edhe pasuria që dyshohet të jetë fituar me anë të veprave penale. Lidhur më këtë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurorët edhe zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme, në mënyrë që të ngritët efikasiteti në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike, krimit të organizuar dhe krimeve tjera, njëkohësisht të shënohet progres në rritjen e shkallës së sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar të aseteve të fituara me vepër penale”, thuhet në një komunikatë.

Lexo më shumë

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
7
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
45

Gjithashtu, kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët që të avancohet llogaridhënia dhe profesionalizmi i punës së prokurorive që ata drejtojnë, të zbatohet në përpikëri rregullorja e re e vlerësimit të performancës së prokuroreve, si dhe të rritet transparenca duke komunikuar dhe bashkëpunuar me mediat dhe shoqërinë civile në mënyrë që të fuqizohet besimi i publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
7
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
45
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
10
Sot ” Cirku” i 34-të i  konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot ” Cirku” i 34-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

June 19, 2025
4
Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
19
Next Post
Haradinaj shpërndan një video emocionuese: Rrugë e gjatë dhe e vështirë deri te liria

Haradinaj shpërndan një video emocionuese: Rrugë e gjatë dhe e vështirë deri te liria

Më të fundit

  • Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
  • Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
  • “Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi