Tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan në një zjarr në mëngjesin e së shtunës, në një hotel privat në portin jugor të Odessa në Ukrainë.
Zjarri ndodhi menjëherë pas mesnatës, tha shërbimi për emergjenca në një deklaratë, i cili nuk dha arsye për incidentin dhe nuk tregoi se sa njerëz ishin duke qëndruar në hotel.
Hoteli “Tokyo Star” ka 273 dhoma. Zjarrfikësve u deshën rreth tre orë për të shuar zjarrin, i cili ishte shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 1.000 metrash katrorë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.