Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vranidoll ku si pasoj e aksidentit kanë mbetur tetë persona të lënduar.
“Sot në fshatin Vranidoll si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku te perfshira kane qene dy vetura. Ne mesin e te lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashte pasagjeret e këtyre veturave. Te njëjtit kane marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve behet fjale për lëndime te lehta”, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani