Dje rreth orës 21:35 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë Policia e Kosovës, ka arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të njëjtit dyshohet se kishin rrahur një person, duke e bërë për spital, shkruan Reporteri.net.
Sipas Policisë, plagët e marra kanë bërë që viktima të ketë nevojë për tretman mjekësor.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, tetë personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.