Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka bërë thirrje deputetes , Adelina Grainca, e cila kaloi nga kjo parti në LVV, të dorëzojë mandatin, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Gjoshi tha se ajo fitoi mandatin nga votuesit e PDK-së, teksa shtoi se pasi ta dorëzojë mandatin, mund të kalojë në Vetëvendosje.
“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së. Kur ta dorëzon mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Adelina Grainca garoi me PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit, kurse të dielën mori pjesë në seancën e votimit të presidentit e më pas kryeministri Albin Kurti e prezantoi atë si deputeten më të re të LVV-së