Shtëpi për familjen e saj dhe ushqim për të ngrënë, është kërkesa që një 7 vjeçare nga Liverpooli, Angli, ia ka bërë Babadimrit.
Siç raporton BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool.
Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Ëoodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.
Shirley Marshall nga po kjo qendër, tha se sapo letra u bë virale në rrjetet sociale, nisën edhe mbështetjet për vajzën e familjen e saj.
“I dashur babadimër. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja. Letra u shfaq kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte për sezonin festiv.
Është mësuar se vajza dhe motrat e saj të vogla, për shkak të kushteve të rënda, jetojnë tek një i afërm.
Ekipi i qendrës së komunitetit po përpiqet të ndihmojë familjen dhe pritet t’i vendosë ata në një hotel, ditën e Krishtlindjeve.