• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

64% e grave të punësuara në sektorin privat thonë se ka ngacmim seksuale në vendin e punës në Kosovë

06/11/2023 - 17:20:39
Gruaja ngacmohet seksualisht në Lipjan

Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.

Këto të dhëna janë pjesë e udhëzuesit për zbatimin e Politikës Kundër Ngacmimeve Seksuale në administratën publike, që u publikua të hënën nga Zyra për Qeverisje të Mirë.

Lexo më shumë

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
12
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
135

Shefi i kësaj zyreje, Habit Hajredini tha se udhëzuesi është pjesë veprimtarive me të cilat synohet ngritja e shkallës së ndërgjegjësimit të institucioneve qendrore e lokale rreth zbatimit të Politikës Kundër Ngacmimit Seksual, e miratuar nga qeveria në vitin 2020.

“Për të informuar, ndërgjegjësuar institucionet në nivel qendror dhe lokal dhe natyrisht këtë do ta bëjmë me partnerët tanë, me shoqërinë civile. Gjithashtu është detyrim pas politikës që të punohet në ngritjen e kapaciteteve me trajnime të ndryshme të zyrtarëve përgjegjës e në të njëjtën kohë që të krijohen struktura apo mekanizma të përshtatshëm që do të merren me parandalimin dhe luftimin e ngacmimit seksual në administratën publike”, tha zoti Hajredini.

Udhëzuesi tregon se takimet me zyrtarë të komunave në të gjitha rajonet e Kosovës kanë dëshmuar për mungesë të njohurive mbi Politikën Kundër Ngacmimit Seksual si dhe përpjekje të pamjaftueshme për ta zbatuar atë.

Mark Lasser, shef i seksionit për ligj dhe drejtësi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me mbështetjen e së cilës është hartuar udhëzuesi, tërhoqi vërejtjen te shkalla e ulët e raportimit të ngacmimeve seksuale.

“Kjo nuk do të thotë që nuk ka raste të ngacmimit seksual, kjo nënkupton që ose njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë dukuri ose të shqetësuar nga hakmarrje si humbja e vendit të tyre të punës, vendosin të mos raportojnë ngacmimin seksual”, tha ai.

Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tha se ngacmimi seksual në Kosovë ndërlidhet me rolet hierarkike në institucione.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ngacmuesit në vendin e punës zakonisht mbajnë poste të larta në Kosovë dhe e përdorin autoritetin për vendimmarrje mbi aspekte që kanë ndikim të rëndësishëm në karrierën e të punësuarve, ose dëshirojnë të ushtrojnë kontroll dhe pushtet ndaj viktimës. Në anën tjetër viktimat në Kosovë janë tipike pa pushtet, pa vendimmarrje, të cenueshme e të pasigurta dhe në pozita të ulëta, shpesh herë pa kontrata të punës”, tha ajo.

Zonja Demolli theksoi se udhëzuesi i publikuar sot do të ndihmojë trajtimin e kësaj dukurie edhe në sektorin privat, ku është mjaft e përhapur.

Sipas një studimi të publikuar këtë vit nga Qendra e Kosovës për Studimore Gjinore, 64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në vend besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në këtë sektor, por vetëm 10 për qind e tyre thonë të kenë përjetuar këtë lloj ngacmimi.

Studimi tregon se në mbi 65 për qind të rasteve mosraportimi ndodh për shkak të frikës nga pasojat negative në familje dhe frika për humbjen e vendit të punës. /VOA

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
Lajme

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
12
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
135
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
146
Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
22
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
105
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Lajme

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
51
Next Post
Marrëveshja finale me Serbinë: Krasniqi, Haradinaj e Haziri takohen me Lajçakun

Marrëveshja finale me Serbinë: Krasniqi, Haradinaj e Haziri takohen me Lajçakun

Më të fundit

  • Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
  • Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
  • Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi