Një qytetar i Shtimes ka rrëfyer keqtrajtimin që i ishte bërë nga policia gjatë vitit 2019.
Diamant Hetemi kishte qenë në veturë me shokun e tij kur një patrullë policorë i kishte ndaluar.
Me të arritur në stacionin policor, ai rrëfen se kishin filluar keqtrajtimet ndaj tij.
“Sa kanë dalë policët prej kerrit automatikisht ka filluar sulmi ndaj meje, ku tani ka dalë edhe miku im prej veturës. U munu me i nda prej meje, që më kanë rreh, më kanë shtri përtoke ku shihen edhe videot, me sprej me krejt, ku nuk kam livritë unë kam qenë i dorëzum. Na kanë shti mrena, na kanë mbyllë me një dhomë, na kanë lidhë dhe 10 policë kanë sjellë në neve për dy orë e gjysmë rresht derisa jon lodhë”, ka rrëfyer ai për ATV.
Na lëndimet e marra në atë rast, Arben Ademi kishte shkuar jashtë vendit për shërim derisa për rastin ishin susprenduar tre policë, por që ishin kthyer përsëri në punë.