Një grua 50 vjeçare është vetëhedhur nga pallati në Tiranë, në rrugën Xhon Belushi.
Mësohet se gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë shqiptare.