Edhe pesë pacientë kanë vdekur nga pasojat e COVID-19 në Kosovë. Me viktimat e fundit, numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 169.
Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK-ja në raportin për 24 orët e fundit, shkruan Reporteri.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së në 24 orët e fundit janë konfirmuar 237 raste të reja me Coronavirus, gjersa njoftohet për 137 të shëruar.
Më së shumti raste vazhdon të ketë në Prishtinë, me 71 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve aktive me Coronavirus në vend është 2.995.