Në Prishtinë ka nisur ceremonia e diplomimit të brezit të ri të pjestarëvë të policisë së Kosovës.
Në këtë gjeneratë të 54-tën me radhë, diplomojnë 416 kadetë të rinj të policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këta kadetë kanë kaluar në sfida të ndryshme trajnimi gjatë javëve të fundit dhe kanë fituar njohuritë e nevojshme teorike për t`iu bashkuar policisë së Kosovës në shërbimin praktik ndaj qytetarëve.
Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj theksoi se policia sot është organizatë e strukturuar mirë më infrastrukturë ligjore me paisje dhe kapacitete njerëzore.
Ai ka thënë se puna e Policisë ka bërë që kjo organizatë të jetë shumë e besueshme, duke i kryer detyrat dhe autorizimet policore të përcaktuara me ligjin e policisë.
Ai ka ftuar kadetët e rinj që t`i shërbejnë me nder popullit të Kosovës duke i trajtuar barabartë të gjithë qytetarët. Qalaj ka shtuar se policia ka për detyrë të shërbëjë që nga ruajtja e jetës dhe pronës së qytetarëve deri në sigurimin e kufirit shtetëror.
Ai ka theksuar se policia është një organizatë shumëetnike dhe ka përfaqësim të dinjitetshëm gjinor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka bërë të ditur se aktualisht në Policinë e Kosovës, 31 përqind e pjestarëve janë femra.