Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus dhe vdiq në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.
Edhe foshnjës i ishte ërkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe kësisoj ka vdekur.
Vdekja e foshnjes në bark ka ndodhur mbrëmë.
Edhe ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ndërkohë në media raportohet se 40 vjeçarja që vdiq mbrëmë ishte në javën e 28-të të shtatzënisë dhe se ka lënë prapa dy fëmijë të tjerë.