Disa persona janë rrahur dje mes vete në qytetin e Pejës.
Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, njëri nga ta i mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy meshkuj tjerë.
Viktimat pas lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.
“Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit kurse tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.