Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka publikuar rezultatet e reja me rastet me COVID-19 në Kosovë.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të kaluar janë testuar 463 mostra nga të cilat 181 kanë rezultuar pozitivë.
Që nga dita e parë e paraqitjes së rasteve me koronavirus në vendin tonë, janë regjistruar 9 mijë e 869 raste pozitive nga 39 mijë e 741 të dyshuar që janë testuar.
Deri më tani kemi 303 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.