• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

4 Korriku/ Kosnett: Kosova dhe ShBA duhet të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët

04/07/2021 - 19:16:12
4 Korriku/ Kosnett: Kosova dhe ShBA duhet të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët

Ambasada amerikane në Kosovë ka shënuar sot 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ceremonia është mbajtur në formë virtuale.

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett, në fjalën e tij ka përkujtuar vlerat e demokracisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë në ShBA dhe kudo tjetër në botë, përfshirë edhe Kosovën.

Lexo më shumë

Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë

Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë

November 7, 2025
8
Arrestohën pesë persona Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren

Kush e plagosi, vrasesin e dy vëllezëve në Malishevë

November 7, 2025
64

Ai ka përmendur edhe ndihmën që ShBA ka dhënë në fusha të rëndësishme për forcimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Sikurse ShBA, Kosova është një shoqëri multietnike dhe ne së bashku mund të kemi përfitime nga llojllojshmëria, sidomos toleranca ndërmjet njerëzve të etnive, religjioneve dhe zakoneve të ndryshme. Një SHBA, një Kosova. Ne sot do të dëgjojmë në komunitete të ndryshme në Kosovë përdorin investimet amerikane për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

“Sot, në këtë prezantim virtual të 4 Korrikut, ju do të dëgjoni nga partnerët tanë rreth disa nga sukseset e bashkëpunimit tonë të arritur gjatë vitit të kaluar. Asistenca jonë, qoftë në formë të ndihmës për zhvillim, granteve të edukimit, programeve tona për të ndihmuar profesionalizimin e sektorit të drejtësisë dhe të forcave të sigurisë ose të asistencës emergjente sikurse vaksinat, nuk nënkuptojnë se do të zgjasin vit pas viti.”

“Ne dëshirojmë të fuqizojmë qytetarët, institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile lokale, tutje në rrugën e të qenit të pavarur. Në këtë mënyrë Kosova arrin vendin e saj si një partner i barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë… Të dyja vendet tona duhet të vazhdojnë të luftojnë për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët”, ka thënë Kosnett.

Në këtë ceremoni përmes video-lidhjes nga Kuvajti kanë folur edhe disa nga pjesëtarët e FSK-së, të cilët ndodhen në misionin e tyre të parë jashtë vendit, duke iu bashkuar anëtarëve të Gardës Nacionale të Iowa të ushtrisë amerikane, si pjesë e operacionit “Inherent Resolve”.

Njëri prej tyre, K.Haxhiu ka treguar emocionet e tij me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Prania e flamurit të Kosovës këtu është një moment i bukur dhe krenar në jetën tonë. Ajo më kujton mua ditën kur kontingjenti i parë nacional hyri në vendlindjen tonë. Sa i lumtur isha atëherë dhe tash dy dekada më vonë pasi ne jemi pjesë e koalicionit të drejtuar nga SHBA, të operacionit të kombinuar nga task-forca, që po ashtu sjellë të njëjtën kënaqësi. Ju faleminderit SHBA dhe urime 4 Korriku”, ka thënë Haxhiu.

Në ceremoninë virtuale morën pjesë edhe përfaqësues së KUSA alumni, misionit USAID Kosova, Fondacionit Milenium Kosova, Trupat e Paqes së Kosovë, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje, ndërsa kishte të ftuar edhe artistë si Black Alley, Pipeline Vocal Project dhe Burn the Ballroom.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë
Lajme

Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë

November 7, 2025
8
Arrestohën pesë persona Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren
Lajme

Kush e plagosi, vrasesin e dy vëllezëve në Malishevë

November 7, 2025
64
Vrasesi i dy vëllezërve në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë
Lajme

Vrasesi i dy vëllezërve në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë

November 7, 2025
55
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes foshnja një vjeçare në Spitalin e Pejës

November 7, 2025
9
Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri
Lajme

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë
Lajme

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
12
Next Post
Kryediplomati grek për njohjen e Kosovës: S’jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”

Kryediplomati grek për njohjen e Kosovës: S’jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”

Më të fundit

  • Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë
  • Kush e plagosi, vrasesin e dy vëllezëve në Malishevë
  • Vrasesi i dy vëllezërve në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi