Një person nga fshati Kerrnicë i Klinës ka raportuar në polici se qeni i tij është vrarë derisa kishte lëshuar gjedhet në kullosë me të cilat kishte qenë edhe ai, shkruan Gazeta Metro.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm, ndërkaq bëhet e ditur qeni ishte vrarë me armë nga një person i cili më pas edhe është intervistuar.
I dyshuari ka deklaruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vrarë qenin me pushkë gjuetie për të cilën posedon leje, pasi që ai e kishte sulmuar.
PK tutje thekson se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kerrnicë, Klinë 20.06.2020 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte lëshuar gjedhet në kullosë me të cilat kishte qenë edhe qeni i tij i cili dyshohet se ishte vrarë me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka deklaruar se në oborrin e shtëpisë së tij me pushkë gjuetie për të cilën posedon leje e kishte vrarë qenin e viktimës pasi ai kishte sulmuar atë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.