Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit,
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 33 vdekje dhe 489 raste të reja pozitive me COVID-19.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 905 pacientë, duke e çuar kështu në 127 mijë e 139 numrin e të shëruarve nga COVID-19 gjithsej.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 149 mijë e 710 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 4 mijë e 628 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 17 mijë e 943.