Hapja e kufirit me Shqipërinë, ditëve të fundit ka rritur dukshëm numrin e qytetareve nga Kosova që ia mësynë Shqipërisë për të kaluar vikendin, dhe anasjelltas. Kosovaret po rikthehen në bregdetin shqiptar pas një pauze rreth 3 mujore si pasojë e pandemisë COVID-19.
Këto janë oferta:
Fishta Resort
Sharr Travel
Krahasuar me vitet paraprake sivjet Shqipëria ka bërë përgatitjet si asnjëherë më parë për të pritur turistet nga Kosova, pasi që edhe sikurse në të kaluarën Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i Kosovës, deri sa Shëngjini është një nga atraksionet kryesore.
Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar i Kuvendit të OEK-ut dhe të Shoqatës së Transportit rrugor si dhe pronar i kompanisë “Sharr Travel” thotë se autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që turistet nga Kosova të kalojnë sa më mirë në këtë shtet.
VELIPOI
Sipas tij, gjatë ditëve që lamë pas kanë nisur grupet e para të turisteve, e që sipas tij gjatë javëve në vijim pritet të ketë fluks të madh të qytetareve nga Kosova që do t’ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar vikendin, ose pushimet verore.
Rafaelo Resort – Shëngjin
“Kushtet nëpër hotele, por edhe çmimet sivjet janë si asnjëherë më parë. Ne si agjenci në bashkëpunim me partneret tanë në gjithë Shqipërinë, por edhe Malin e Zi kemi bërë të gjitha parapërgatitjet që klientët tanë të kalojnë sa më mirë. Por, për të kaluar pushimin me çmime sa më të volitshme qytetaret duhet sa më parë të rezervojnë datat e pushimit të tyre në Agjencinë tonë” ka bërë të ditur ai.
Rana e hedhun, Shengjin.
Prince Adriatic
Sipas tij, “Sharr Travel” është njëra nga agjencitë më të mëdha në rajon e cila merret ekskluzivisht me turizëm, e ku pjese e flotës janë autobusët me komod në vend.
ULQIN
Për të rritur bashkëpunimin edhe më shumë të enjten në Prishtinë ka qëndruar kryetari i Bashkësisë së Lezhës Pjerin Ndreu, dhe përfaqësues të Hoteleve të Shëngjinit të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ku u prezentua oferta e paketës turistike të Shëngjinit.
BUDVA
Të pranishmit nga Kosova kërkuan nga pala shqiptare akomodim e shërbime cilësore, shërbim mjekësor ambulator, pastërti, siguri, si dhe eliminimin e trafikut të rënduar gjatë pikut të sezonit turistik në Lezhë.
Artikull i sponzorizuar