Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një burrë ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllain e saj 9 vjeçar.
E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur, kur 26 vjeçarja, Viktoria Makarova kishte vendosur të njihej me dikë tjetër.
Autori 32 vjeçar, Akshin Guseinov ka vrarë mizorisht të renë, ndërkohë që më pas ka shkuar në shtëpinë e saj duke torturuar të vëllanë e mitur, derisa ndërroi jetë.
Krimi makabër u zbulua pasi Guseinov, biznesmen, kishte postuar një pamje të skenës së krimit në rrjetet sociale.
Sakaq, policia ruse është në kërkim për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit.