• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

3 nga 6 votuesit kosovarë në Jerusalem, jashtë listës së votuesve

05/02/2021 - 08:30:35
3 nga 6 votuesit kosovarë në Jerusalem, jashtë listës së votuesve

Gazetarja kosovare Garentina Kraja e cila aktualisht jeton në Jerusalem bashkë me familjen e ngushtë, të mërkurën në mbrëmje ka kuptuar se nuk është në listën e votueseve nga diaspora, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, përkundër se kishte aplikuar.

Përmes një reagimi në llogarinë e sajë në Facebook, Kraja është shprehur e revoltuar për faktin se po i pamundësohet ushtrimi i të drejtës së saj.

Lexo më shumë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9

“Prej 6 qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote që jemi në Jerusalem, që kemi aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit, vetëm 3 janë në listë. Pse KQZ, pse?”, shkruan ajo.

E kontaktuar nga Albanian Post, Kraja është deklaruar se ajo ka ndjekur të gjitha procedurat e aplikimit të kërkuara nga KQZ, “pikë për pikë”.

“Aplikimi nuk ka qenë i komplikuar aspak, e kemi plotësuar një aplikacion dhe e kemi dërguar kopjen e pasaportës. Nuk jemi në listë të votuesve edhe pse kemi aplikuar brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.”

“Fatkeqësisht afati për ankesa është mbyllur, sepse ka qenë tepër një dritare e ngushtë për ankesa dhe nuk kemi mbërritur të dërgojmë ankesën në formën që është kërkuar. Pra, do të mbes pa votuar në këto zgjedhje.”

Ndër të tjera ajo ka shtuar se KQZ nuk i ka telefonuar fare.

“Jo, as mua as bashkëshortin tim nuk na kanë kontaktuar në telefon”.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Albanian Post se KQZ ka certifikuar të gjitha aplikimet e plotësuara sipas kritereve të caktuara.

Nga 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim, janë certifikuar 102 mijë e 100 aplikues.

28 mijë e 68 aplikacionet e refuzuara janë raste të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.

Prej tyre 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar sepse kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues nuk i kanë dëshmuar identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruara.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon.

Afati i aplikimit për të votuar nga diaspora ka qenë nga 13 deri më 21 janar. Pas periudhës së verifikimit nga KQZ, afati i ankesave në PZAP prej 24 orëve, pas përfundimit të certifikimit të aplikuesëve, ka përfunduar në mesnatën e 3 shkurtit.

Të kontaktuar nga Albanian Post, përfaqësues nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë njoftuar se janë në proces të numërimit të ankesave të pranuara për 24 orët e fundit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Rritet numri i lindjeve në Kosovë
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll

May 16, 2025
9
Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin
Lajme

Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin

May 16, 2025
14
Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës
Lajme

Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës

May 16, 2025
6
26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
9
Next Post
Bekim Haxhiu: Paga maksimale për infermierët do të jetë 1500 euro, minimalja 650

Bekim Haxhiu: Paga maksimale për infermierët do të jetë 1500 euro, minimalja 650

Më të fundit

  • Rritet numri i lindjeve në Kosovë
  • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
  • Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi