Familja rastin e kishte raportuar në polici. Por pas disa orëve, 17-vjeçari u gjet shëndoshë e mirë në një mal afër Liqenit të Batllaves.
Zëdhënës i Policisë Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Reporteri.net se me datën 16 maj rreth orës 21:30 Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtëpia.
“Me datën 16.05.2020 rreth orës 21:30 Policia ne Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtepia.
Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kerkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej.
Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë.
Është njoftuar edhe prokurori kompetent , perderisa viktimes iu është ofruar edhe tretman mjeksor sipas nevojës per të vazhduar trajtimi i mëtejm i rastit nga njesitet kompetente”, ka deklaruar ai Hoxha.