Mediat pas mesnate raportoi për të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë.
Sot Policia ka thënë se rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë-Kosovës është hapur rasti si “vdekje e dyshimtë”. Megjithatë, sipas fakteve që ka në dispozicion Policia, ka dyshime se mund të ketë qenë vetëvrasje.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë-Kosovë.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, njoftoi Ahmeti për Sinjalin.