Vetëvendosje ka vazhduar të çojë familjarë të zyrtarë të saj nëpër borde të institucioneve. Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot. Fatban Bunjaku është Zyrtar për Logjistikë dhe Informatikë në Vetëvendosje dhe ka qenë në vitin 2017 kandidat për asamblist në Komunën e Prishtinës.
Sot, Reporteri.net mëson se bashkëshortja e tij, Dafina Gezha është emëruar në Bordin Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë,
Dafina Gezha është emëruar në këtë bord në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK. Ajo, me vendimin e Qeverisë do të ketë mandat 3 vjeçar.
Para një viti, vete Bunjaku mbante konferencë për media për të kritikuar punësimet partiake në borde publike.
Ish kandidati i VV-së për asamble në Komunën e Prishtinës, Fatban Bunjaku dhe sekretari i Qendrës së Prishtinës, Valdrin Ahmeti kishin paraqitur edhe me fotografi emrat e punësimeve, siç deklaronin, arbitrare dhe partiake në Telekomin e Kosovës.
Ndryshe, sot në Bordin Drejtues të AUV-it janë emëruar edhe Nysrete Doda nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arsim Qavdarbasha nga Ministria e Shëndetësisë – MSH, Selatin Kaçaniku nga Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorëve – SHMK, Parim Bajrami nga Oda Ekonomike e Kosovës – OEK dhe Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – AUV.
Edhe në ndërmarrjet tjera publik VV ka dërguar zyrtarë të saj apo të afërm me partinë.
Ndonëse kishte premtuar se do të veprojë ndryshe, ajo në këto 60 e më shumë ditë në qeverisje, megjithatë ka vepruar gati njëjtë si partitë e tjera.