• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25/08/2025 - 06:23:53
27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari.

Jashari u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37

Emrin e Komandant “Kumanovës” e ka mbartur edhe Brigada 313 e TMK-së, e Zonës së Parë të Mbrojtjes në Malishevë Në mesin e luftëtarëve të lirisë së Kosovës është shquar edhe Ismet Jashar Jashari, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ismeti i takon brezit militant atdhetar, i cili kurdoherë veproi në mbështetje të alternativës për t’iu kundërvënë me forcë pushtuesit.

Ai, së bashkime bashkëmendimtarët nuk reshti veprimtarinë e tij atdhetare në krijimin e kushteve për luftë të armatosur kundër pushtuesit të viseve të Shqipërisë Etnike.

Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare, Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë.

Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më 23 gusht 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Ismet Jashari, sot prehet në varrezat e dëshmorëve në KleIsmet Jashari, sot prehet në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë bashkë me 66 dëshmorë të tjerë të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”

Emri i komandant “Kumanovës” asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë jo vetëm në Drenicë e Llapushë, por në mbarë Kosovën.

Dëshmori Ismet Jashari ka lënë pas shoqen e jetës, Habiben, dhe vajzat Marigonën, Monikën, Donikën, Margaritën dhe Artanën.

Për të përjetësuar veprën e komandant Kumanovës, bashkëluftëtarët i kanë ndërtuar shtatoren e cila është e vendosur pranë Shtëpisë-Muzse të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
26
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.2k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
98
Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
28
Next Post
Ibrahimi: Lista Serbe po keqpërdor një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit

Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe - Dokument

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
  • Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi