Blair Underëood dhe gruaja Desiree po ndahen.
Aktori 56 vjeçar hyri të dielën në Instagram për të ndarë një deklaratë të përbashkët me Desiree, duke njoftuar se ata po i ndajnë rrugët pas 27 vjetësh martesë, transmeton Klan Koosva.
“Pas një mendimi, lutje dhe pune të jashtëzakonshme për veten tonë individualisht dhe kolektivisht, ne kemi arritur në përfundimin për t’i dhënë fund martesës sonë që filloi 27 vjet më parë”, thotë deklarata.
“Ka qenë vërtetë një udhëtim i bukur. Arritjet tona më krenare janë tre fëmijët tanë”.
Bler dhe Desiree u martuan në 1994 dhe ndajnë tre fëmijë së bashku – vajza Brielle, 22, dhe djemtë Blake, 19, dhe Paris, 24.
“Ne do të vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe bashkë-prindër dhe do të kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin ndërsa nisim këtë kapitull të ri të jetës sonë, veç e veç”, vazhdoi më tej deklarata.
Bler dhe Desiree përfunduan duke thënë: “Ne ju falënderojmë të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë gjithë viteve dhe ne kërkojmë me përulësi privatësi dhe mirëkuptim gjatë këtij sezoni të ri”.