• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Abazi: Kurti, po flet direkt me zyrtarët amerikanë, e vërteta po del në dritë

17/04/2020 - 06:41:25
Abazi del kundër Kurtit e Konjufcës

Zëvendësministri në detyrë, Haki Abazi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se mërgata është me qeverinë Kurti.

Ai tha se mërgata mbështet qeverinë Kurti; jo komplotistët centrifugal, antikushtetues, e antievropian.

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
32

“Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional të përgatitjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik”, ka shkruar Abazi.

Më tutje Abazi tha se me mërgatën, senatorët e kongresmenët, me të cilët flasin për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet.
Postimi i plotë:

Qytetarët, aktivistët, dhe patriotët që jetojnë në diasporë janë të brengosur për tendencën për shëmbjen e demokracisë, tentimin për rikthimin e hajnisë, krimit dhe korrupcionit dhe vazhdimin e kapjes së ekonomisë dhe tregut nga mafia e lidhur me disa politikanë përfshirë edhe centrifugistët me shumë pasuri të pajustifikueshme.

Mërgata mbështet qeverinë Kurti; jo komplotistët centrifugal, antikushtetues, e antievropian.

Me të drejtë, mërgata gjithëandej është thellësisht e brengosur për fatin e parasë publike dhe çfarë do t’i ndodhte Kosovës nëse “tenderashët”do të ishin në qeveri. COVID-19 do të ishte tender. Edhe asfalti do të bëhej COVID-19, edhe hyrje-daljet e autostradave do të bëheshin COVID-19 49 Milion euro, edhe pista e aeroportit do të ishte ndonjë lloj COVIDi.

Mërgata poashtu po kërkojnë llogaridhënie për fondin “3%” për fondin e UFORK për Dardania Bankën e shitur, për fondin “Vendlindja thërret”. Natyrisht ato janë paratë që i dhanë ata, mërgata!

Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional te përgaditjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik.

Mërgata që poashtu i është ekspozuar edhe vet COVID-19 aty ku jetojnë, janë në solidaritet me qeverinë dhe qytetarët, ashtu siq është qeveria me ta dhe bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfide, ashtu siç kemi kaluar edhe shumë të tjera.

Mërgata në SHBA është në kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë Kurti dhe së bashku jemi duke punuar që të hedhim dritë informacionit të gabuar dhe jo të drejtë që është plasuar në SHBA për disa vite lidhur me dhe për LVV dhe poashtu për qeverinë Kurti nga ana e Thaçit dhe sejmenëve të tij.

Tani qeveria Kurti flet direkt me zyrtarët Amerikan dhe me diasporën. E vërteta e ka kaluar edhe Atlantikun tani.

Mërgata, senatorë e kongresmenë, me të cilët flasim për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet. Për cilën demokraci po flasin nësë nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje. Sigurisht që kanë bërë tinzisht matje të opinionit dhe e dinë që pa Vjosa Osmanin, rrezikojnë të mbeten e treta. Por nuk ka zëvendësim të demokracisë e legjitmitet demokratik pa zgjedhje.

Nuk ka opozitë në botë që nuk kërkon zgjedhje, e aq me pak opozitë që në kohë të pandemisë globale, kur rrezikohet çdo jetë njeriu, e jep votën falas me rrezu një qeveri që me sukses po kryen punët dhe po tejkalon sfidat edhe të trashëguara. Ku është halli? Nuk mundet një parti që ka kryetarin nga Mitrovica dhe kryetarin e grupit parlamentar poashtu nga Mitrovica ta mbështes e lejojë ndarjen e Kosovës.

Qeveria Kurti, qytetarët në Kosovë, shqiptarët kudo në botë, janë bashkë kundër COVID-19, kundër krimit e korrupcionit, kundër ndarjes dhe së bashku nuk lejojnë përmbysjen e demokracisë dhe shtetit.

Në këtë listë të prioriteteve, ka vend për bashkërendim me të gjitjë nëse vërtet qëllim edhe i tyre është shteti ynë dhe jeta e qytetarëve tanë.
Ne, ata të gjithë që e duan vendin më shumë se privilegjet momentale që sjell pushteti, nuk duhet të lejojmë të mbahemi në mend se lejuam apo tkurrëm edhe një herë shtetin dhe territorin tonë.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
2
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
32
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
45
VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
Lajme

VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm

May 13, 2025
3
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
9
Next Post
17 persona nga stafi shëndetësor i QKUK-së janë infektuar me koronavirus

17 persona nga stafi shëndetësor i QKUK-së janë infektuar me koronavirus

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi