Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar ta paktën 261.438 raste të infektuara me koronavirus.
Sipas raportit të Johns Hopkins University, 6.699 kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë vdekjeprurëse në SHBA, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Vetëm sot (03.04.2020) janë raportuar 15.865 raste të reja si dhe 641 vdekje.
Deri më tani Wyoming është i vetmi shtet në SHBA që nuk ka shënuar asnjë vdekje si pasojë e koronavirusit.