Kam qenë edhe unë disi skeptik ndaj idesë “Tengell”, por më shumë në fakt kritik ndaj mos menaxhimit siç duhet të situates, sa i takon masave për sigurimin e pajisjeve mbrojtese për personelin mjekesor.
Por të kthehemi te pyetja provokuese, e cila po krijon debat publik e politik në shumë vende të botës.
Ka disa argumente të thjeshta në favor të kësaj përgjigje, (JO), pavarësisht se duhet thënë se ky model mund të mos aplikohet 100 %, në çdo vend.
Së pari, duhet thënë se në Suedi po e kalojnë “në këmbë” virusin një pjesë e madhe e popullsisë.
Nëse pranojmë logjikën se do të preken 60-70 % e popullsisë, atëherë kjo dmth se vendet që do të dalin nga izolimi i gjatë, do të kalojne patjetër në këtë kurbë. Pra është diçka e pa shmangshme.
Së dyti; pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve për numer banorësh, për momentin në Suedi nuk ka mbi ngarkese në spitale. Që nga konfirmimi i të prekurit të parë, ka kaluar më shumë se një muaj dhe “qetësia” në spitale është lajm i mirë.
Se treti, lajmi tjetër i mire është se Stockholmi që ishte problemi, ka disa ditë që mund të themi se e ka kaluar fazen kritike. Aty jeton gati 1/5 popullsisë dhe sipas experteve nuk pritet fluks me i madh në njesine e kohes sesa deri më sot.
Se katerti, virusi është shperndare në zona të tjera ku perqendrimi i popullsise është shume i vogel, i krahasuar me kryeqytetin problematik. Kjo dmth që, pavarësisht ngarkeses së pritshme në rajone të tjera, nuk ka të dhena që flasin se ky fluks në rritje të ndikoje shume në shtimin e viktimave; ose thënë ndryshe, nuk mund të kemi aq shpesh situata të ngjashme me Itali apo Spanje, kur iu hiqet tubi disave për të shpetuar disa të tjere.
Ka edhe plot arsye të tjera, por ajo që nuk kanë mundur të arrijne keta deri tani, është te ndalohen perhapjen e virusit në shtëpite e të moshuarve apo azilet e pleqve. Pjesa dermuese e viktimave asaj kategorie i takon. Po ashtu edhe qytetarëve me prejardhje të huaj, të cilët nuk mund të bëhen suedeze as pas 7 brezash.
Qellimi i modelit suedez është të mos arrihet ngarkese vrasese në spitale. Por numrin e atyre qe do preken e fatkeqesisht do të vdesin, as keta e askush tjetër nuk e ndalon njeri.
Ka shume arsye që mendoj se per kushtet e Suedise ky është një model mjaft optimal, por ndoshta jo i pershtatshem për çdo vend.
As une nuk kam besuar se do të funksionoje ajo që e kam quajtur besim reciprok qeveri-institucione publike-qytetar, por fakti është se po funksionon.
Të pakten deri tani. Ja një shembull; qeveria u kerkoi qytetarëve që të mos dilnin nga zonat e tyre të banuara (jo nga banesat) për të mos festuar gjatë 4 ditëve të pushimit për Pashket. Monitorimi i kryer nga kompanite celulare tregoi se më shume se 95 % e qytetarëve iu binden qeverise. ( Të dhenat u kontrolluan vetëm nga instituti i shendetit publik dhe jo nga qeveria).
Nga ana tjetër, a ka probleme? Sa të duash. Që nga neglizhenca për sigurimin në kohe të pajisjeve mbrojtese për personelin mjekesor, per personelin e kujdesit ndaj të moshuarve, per mungesat e herepashershme në reservat ushqimore, ato në ilace e plot të tjera.
Ashtu sikurse e gjithë bota, edhe Suedia ishte e pa pergatitur për këtë dhe nuk e mori seriozisht kercenimin kinez, që u sinjalizua qysh në janar.