Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Zvicër, ku shkaktar i tij ishte një kosovar.
26 vjeçari në gjendje shumë të dehur pas aksidentit që kishte shkaktuar, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Wolhlen dhe Bremgarten në orën 6:00 të mëngjesit.
Ai ka humbur kontrollin mbi makinën e tij të tipit “BMW”, duke përfunduar jashtë rrugës afër një pylli.
Policia Kantonale e Aargau, e ka gjetur shkaktarin e aksidentit, njofton Aargauer-Zeitung përcjellë Klan Kosova.
Ata e kanë parë makinën e tij të shkatërruar dhe kanë shkuar tek shtëpia e tij.
Policët takuan një 26 vjeçar nga Kosova.
26 vjeçari nuk kishte lëndime trupore, por dukej shumë i dehur.
Ai e ka mohuar në fillim aksidentin, por më vonë e ka marrë përsipër veprën.
Pas testit të urinës dhe gjakut, policia ia ka marrë patentë shoferin atij.