26 raste të reja me Covid-19 janë shfaqur sot në Kosovë
Këtë e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të njoftimit të lëshuar për media ku thuhet se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
“Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste”.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, thuhet në këtë njoftim.
Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.