Kryeministri Kurti dje iu adresua mërgimtarëve për t’iu thënë se Kosova ka përgatitur edhe një fond tjetër, të cilin kërkohet ta mbushin ata.
Ai u kërkoi ta ndihmojnë shtetin e Kosovës në luftimin e koronavirusit. PDK e sheh kërkesën e Kurtit si të pavend e të rrëzikshme, në AAK thonë se kryeministri po improzivon, ndërsa sipas Nismës, Kurti nuk ka të drejtë morale të kërkojë ndihmë nga diaspora pas mbylljes së ministrisë së Diaspores, e anulimit të projekteve që, sipas tyre, ishin të dedikuara për afaristët e diasporës
Në videon e tij të fundit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është drejtuar vecmas diasporës, nga e cila kërkon që edhe njëherë ta ndihmojë Kosovën.
Ai tregoi se po planifikon, përmes një metode të njohur më parë, të mblidhen para nga kosovarët jashtë vendit. Qeveria në detyrë ka krijuar një fond ku diaspora mund të donojë, e me paratë e mbledhura, do të ndihmohen dikasterët që po e luftojnë virusin Covid 19.
PDK thotë se është e pavend dhe e rrëzikshme nisma e Kurtit për kërkimin të ndihmës nga diaspora. Sipas partisë së Kadri Veselit, Qeveria në detyrë do të duhej të fokusohej në ndarjen e mirë buxhetore.
“PDK e konsideron të pa vend, të pa kohë dhe të rrezikshme iniciativën e Kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti për të kërkuar para nga Diaspora. Krejt fokusi sot do të duhej në menaxhimin e pandemisë dhe ndarjen e mirë buxhetore për ekonominë e vendit dhe jo të ngarkohen buxhetet e rënduara familjare të Diasporës, të cilët po ashtu janë prekur nga kriza e pandemisë kudo.
Vetëm sot janë 460 milionë euro në Thesarin e Shtetit, të gatshme për t’i vendosur në funksion të ekonomisë së goditur, e vecmas sektorit privat. Kosova është pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare financiare ku lehtësisht mund të aplikohet dhe kërkohen borxhe. Po ashtu, edhe rezervat shtetërore e buxheti i Kosovës duhet të përdoren eksluzivisht vetëm për pandeminë dhe ndihmë ekonomisë. Për këtë qëllim, ne si PDK kemi propozuar një pako prej 320 milionë eurosh, dhe që besojmë e bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në një përgjigje të Zyrës për Media të PDK’së .
Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, thotë se është Kryeministri në detyë po improzivon, duke krijuar fond, që sipas tij, mund të bëhet vetëm përmes parlamentit.
“Nisma e Kurtit eshte improvizim. Per me teper një nismë e tillë do të duhej të analizohej e te studiohej, por këtë punë mund ta bëjë vetëm Parlamenti”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, nuk mund të tejkalohet situata me nisma si kjo e Kurtit për të mbledhur para nga diaspora, por duhet që të bëhet riplanifikimi i buxhetit.
“Kosova sot është në një situatë tjetër dhe nuk menaxhohet situata me nisma të tilla.
Ajo që do të duhej të konsiderohej urgjentisht është riplanifikimi i buxhetit. Buxheti në Kosove është miratuar në një kohë tjetër dhe pa pasur parasysh situatën që dhunshëm eshte imponuar nga pandemia. Prandaj sot Paralamenti duhet të ulët dhe ta riplanifikojë buxhetin ne perputhje me nevojat dhe mënyren e re te funskionimit te shkaktuar nga pandemia.
Sot gjithcka funksionon ne rrethana te jashtezakonshme dhe prandaj dhe buxheti duhet t’i pershtatet kesaj situate”
Anëtari i kryesisë së Nismës, Bekim Brestovci, i cili është afarist nga diaspora, thotë se duhet të analizohet juridikisht nëse kryeministri në detyrë ka të drejtë të krijojë një fond të tillë, ndërsa politikisht thotë se Kurti nuk ka “të drejtë morale” për t’i kërkuar diasporën ndihmë, për shkak të vendimeve të mëhershme të tij gjatë qeverisjes.
“Nëse e trajtojmë në aspektin social,I jepet e drejta të kërkojë duke përfshirë. Në aspektin politik, se a është përputhje me kushtetutë, kjo duhet të shqyrtohet prej juristëve. Mirëpo, Qeveria Kurti e ka anashkaluar më së shumti diasporën, edhe pse e hudhi fajin te të tjerët, por është vetë Qeveria që e ka hequr ministrinë e Diasporës.
Pastaj parku i investitotëve, një hapësirë e madhe e të cilit, ka qeë e dedikuar për biznese nga diaspora, Kurti e ka anuluar. Në kabinetn e tij qeveritar nuk është vendosur askush nga diaspora.
Në këtë aspekt, e drejta morale e Kurtit është e limituar”, ka zyrtari i Nismës.
Ndryshe, Kryeministri në detyrë u është drejtuar diasporës duke u thënë se “çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar”.
“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta.
Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj.
Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.