24-vjeçari Azam Mangori, kishte joshur 32-vjeçaren e ndjerë Lorraine Cox, e cila po kthehej në shtëpi pasi kishte qenë në një bar me miqtë e saj në Exeter, në jug të Britanisë.
Dje në gjykatë u tregua se si Mangori kishte bërë marrëdhënie me Lorraine në një rrugicë para se ta merrte atë në dhomën e tij.
Ai më pas e kishte vrarë dhe kishte copëtuar trupin e saj në shtatë pjesë, të cilat i kishte mbajtur për disa ditë në apartament.
Mangori, me origjinë kurde nga Iraku, ka pranuar se ka prerë krahët e këmbët e Lorraine dhe më pas ka shpërndarë pjesët e trupit të saj, por mohon vrasjen.
Në gjykatë u tha se Lorriane kishte qenë duke pirë me miqtë e saj në mbrëmjen e një dite pushimi gushtin e vitit të kaluar.
Ajo ishte nisur të shkonte me këmbë në shtëpi rreth orës 1.00 të natës kur kishte hasur në Mangorin, i cili gjithashtu po ecte në rrugë.
Lorraine u shpall më pas e humbur nga i ati.
Mangori kishte përdorur celularin e saj duke u hequr se ishte vajza, për të bërë të besonin të tjerët se ishte ende gjallë, u tha në gjykatë.
Prokurori Simon Laws tha: “Vendndodhja e saj nuk dihej prej një jave nga miqtë e familjarët. Por e vërteta ishte se ajo ishte vrarë nga i akuzuari. Ata nuk ishin njohur më parë, por ai përfitoi nga gjendja e saj e pirë nga alkooli dhe pati një episod seksual me te në një rrugicë pranë Sidwell Street.”
“Më pas ai e mori atë në dhomën ku banonte mbi një dyqan qebapi dhe e vrau atje”.
“Ai preu trupin e saj në shtatë copa dhe i flaku ato”.
Në gjykatë u tha se disa pjesë të trupit u gjetën në koshat e plehrave pranë dyqanit të kebapit, ndërsa të tjera copa vrasesi i kishte mbajtur në shtëpi.
Në celularin e Mangorit kishin gjetur foto ku shiheshin pjesë të këmbës dhe gjymtimeve të trupit të viktimës.
Prokurori tha: “Mangori kishte dalë nëpër rrugë si predator për të parë çfarë mund të gjente. Kur pa Lorraine Cox vetëm dhe te intoksikuar, ai e joshi me mënyrat e tij.
Lorraine Cox preferonte kryesisht vajzat por nganjëherë ka pasur lidhje edhe me meshkuj”.
Në gjykatë u tha se Mangori ka përdorur emrin e rremë Christopher Mayer kur erdhi fillimisht në Britani. Gjyqi vazhdon.